Kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, akuzoi bluzat e bardha se nuk po mundësojnë kthimin e njërit prej tyre duke refuzuar të sjellin atë me autoambulancë. Sipas saj qeveria po bën përpjekje që greva e tyre të dështojë.
Ndërkohë grevistët u vizituan paraditen e sotme nga tre deputetë të Partisë Demokratike Albana Vokshi, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda.